Transmetuar më 22-10-2018, 11:51
Lulzim Berisha

Janë zbuluar detaje të reja për laboratorin e drogës në Has. Porositësi i lëndës narkotike të

laboratorit të Hasit, ishte grupi i Avdylajve, apo të njohur ndryshe si të fortët e Shijakut. Nga të dhënat e para, dyshohet se Lul Berisha ka marrë përsipër tregun e Gjermanisë.

Dyshohet se Lul Berisha, i liruar nga burgu vetëm një vit më parë, kishte marrë përsipër të garantonte transportin e lëndës narkotike, raporton ‘Neës 24’.

Sipas burimeve ndërsa grupet kriminale po bënin gati për transport sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar nga policia në laborator ka mbërritur dokumentet nga autoritetet e huaja.

Në këto kushte prokuroria ka kërkuar masat e arrestit për personat e arrestuar, ndërsa për Lul Berishën është kërkuar vetëm kontrolli në banesë, pasi kishte dyshime se lënda narkotike do të gjendej në shtëpinë e tij.

Gjatë kontrollit të policisë në banesë familjarë të Lul Berishën ngritën prentendimet se nga ana e efektivëve nuk u paraqit asnjë dokument urdhër kontrolli i lëshuar nga prokuroria.

Në trafik ishin të përfshirë edhe dy biznesmen nga Turqia, të cilët siguronin

lëndën narkotike në Afganistan dhe më pas arrinin ta fusnin në Shqipëri.

Gjithnjë sipas dyshimeve, droga do të transferoj për në Gjermani nga porti i

Durrësit, përmes garancive të dhëna nga Lul Berisha.

Arrestimi i “të fortëve” të Shijakut, lihet i lirë një prej vëllezërve Avdyli

Arrestohet në Shijak bosi i drogës, ja për cilin bëhet fjalë

Dekonspirim? Ku ndodhej Lul Berisha kur RENEA i shkoi në shtëpi

Lul Berisha i shpëton policisë, blindohet Saranda për kapjen e Klement Balilit