Transmetuar më 22-10-2018, 12:30

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar valën e arrestimeve gjatë ditëve të fundit, ku në pranga kanë rënë edhe zyrtarë të lartë.

Gjatë paradites së sotme, teksa është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Rama i ka etiketuar si “legenë” ata drejtorë që kësaj mazhorance po i nxijnë fytyrën.

“Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën, me korrupsion dhe keqmenaxhim”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë mbledhjes.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, u bë arrestimi i ish- drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve njëherazi ish-deputetit socialist, Arben Çuko, i akuzuar për korrupsion.

Sakaq po dje u arrestua edhe ish-deputeti socialist Arben Ndoka, i akuzuar për falsifikim dokumentesh, me synim tjetërsimin e tokës. /a.y/noa.al

Arrestohen dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuko