Transmetuar më 22-10-2018, 12:57
Ervis Martinaj

Gjykata e Apelit shqyrtoi ditën e sotme kërkesën e bërë nga avokati i Ervis Martinaj, lidhur me ndryshimin e masës së sigurisë dhe lënien e tij të lirë.

Por Apeli ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit, me 30 ditë burg.

Ndërkohë avokati i Martinaj, deklaroi se nuk rezulton të ketë prova të cilat e lidhin klientin e tij me ngjarjen e mbrëmjes së 4 tetorit, në zonën e ish-Bllokut, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Ai tha se Martinaj nuk ka pasur as armë me vete.

Në lokalin në rrugën “Ibrahim Rugova” në ish-Bllok, u plagosën me armë zjarri Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha, 28 vjeç.

Uniformat blu kanë bërë arrestimin në flagrancë të dy të plagosurve dhe shpalljen në kërkim tre të tjerë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim Ervin Mata, 31 vjeç, Fabio Allushi, 42 vjeç dhe Merviol Billo, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Mata është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata dhe konflikti dyshohet se ka lindur pikërisht pas një ngacmimi ndaj këngëtares, por nuk përjashtohet as pista e pazareve të drogës.

Ervis Martinaj, njihet si biznesmen që vepronte në fushën e basteve sportive. /a.y/noa.al