Ish-Kryeministri Sali Berisha, reagon lidhur me arrestimet e ditëve të fundit.
Ai thotë se ka qindra kilometra regjistrime për Edi Ramën, Vangjush Dakon, ministra, deputetë dhe narkokomisarë.
Berisha deklaron se Gjermania dhe Italia shkatërruan bandën e “partisë siçiliste” dhe të Noriegës në Shqipëri.
“Të dashur miq, agjencitë e zbatimit të ligjit të Gjermanisë dhe Italisë goditën bandën e famshme elektorale te qeverise, Avdylaj, klanin kriminal Ndoka të Lezhës të lidhur ngushte me Ramën, Gjushin, dy ministrat e Gjushit në narkokabinetin Rama, ndrikull Nikollën e deputetin Ndreu si dhe 18 narkokomisarë, narkoficerë policie etj, etj.,” shkruan Berisha.
Ai shton se në dosjet e ardhura nga Italia dhe Gjermania ka qindra kilometra regjistrime bisedash që provojnë lidhjet kokë e këmbe me bandën famoze të trafikut të drogës ‘Avdylaj’ dhe “narkoklanin Ndokaj të vetë Noriegës, Gjushit, dy ministrave të Gjushit në narkokabinetin Rama, ndrikull Nikollës, deputetit Ndreu, si dhe 18 narkokomisarëve dhe narkopolicëve të narkopolicisë”.
Duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ndihmën e agjencive të vendeve partnere dhe dënuar me forcë dekonspirimet e këtyre operacioneve nga narkokomisare dhe narkoqeveritarë, Berisha thotë se dënon gjithashtu mbrojtjen që po i bëhet kupolës politike të klaneve të goditura dhe lidhjeve të tyre me nivelet më të larta të politikës. /a.y/noa.al