Transmetuar më 22-10-2018, 17:54

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër operacion të ngjashm me atë të dy ditëve të fundit ku u arrestuan dhjetëra persona.

Në një takim me gratë dhe vajzat në Laprakë, kreu i qeverisë tha se me këtë operacion publiku do të njihet nesër.

“Këta të fortët me lidhje të forta kriminale, do të jemi shumë të ashpër me të fortët. Nesër besoj publiku do të njihet me një tjetër operacion të suksesshëm dhe do të vazhdojë deri sa i forti i fundit ta kuptojë se nuk ka të fortë në këtë vend, pasi del nga shtëpia, i fortë është komuniteti”, tha Rama.

Ai foli për respektim të ligjit nga të gjithë, teksa nënvizoi se “historia që një lagje e tërë shqetësohet pse ky fis na ka makina e muskulaturë të zhvilluar, do të mbarojë në këtë vend”.

Rama foli edhe për lojërat e fatit, ku tha se qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi për mbylljen e tyre. /k.k/noa.al/