Transmetuar më 22-10-2018, 18:16

Me një shpejtësi të jashtëzakonshme, leopardi ka mbytur në pak sekonda antilopën në një park në Afrikën e Jugut.

Pamjet janë filmuar nga një turiste, e cila më pas ka publikuar gjithçka.

Çdo gjë dukej e qetë në parkun Sabi Sand në Idube, kur befasisht u shfaq leopardi që për pak sekonda mbyti antilopën.

Por, është interesant se si antilopa bëri të pamundurën që t’i shmanget dhëmbëve të mprehtë të leopardit, por gjithçka rezultoi e kotë.

Pamjet janë parë nga mijëra persona. /k.k/noa.al/