Transmetuar më 22-10-2018, 19:59

Lëvizja kundër abuzimeve seksuale ka ndikuar shumë në botën e ekranit kohët e fundit. Por, ngjarje të tilla ndodhin edhe në jetën e përditshme.

Një djalë ka rrëfyer për Deidre se është i dashuruar me një vajzë 15-vjeçare, me të cilën kreu marrëdhënie seksuale. Ai dëshiron ta bëjë lidhjen publike, por është i ndikuar nga fjalët e miqve që e konsiderojnë pedofil.

Letra: Më ka mbetur në mendje marrëdhënia seksuale me të dashurën e re dhe di që është e duhura për mua, por miqtë më thonë se është nën moshë.

Ajo është 15 vjeçe dhe ne u takuam para disa javësh në ditëlindjen e një djali që e kam njohur nga futbolli.

Ai është mik me vëllain e madh të vajzës që pëlqej, të cilën e mori me vete në festë që të mos e linte vetëm në shtëpi.

Unë jam 21 vjeç dhe ne folëm në festë, u bëmë miq në rrjete sociale dhe filluam të flisnim. Fundjavën e kaluar, ajo erdhi në shtëpinë time. Ne planifikuam të shihnim filma dhe të luanim lojëra, por përfunduam të përqafuar me njëri-tjetrin pasi pamë një film horror.

Ajo mu hodh në qafë, unë e përqafova fort dhe më pas u puthëm. Më pas përfunduam duke kryer marrëdhënie seksuale dhe ishte eksperienca më e bukur që kam kaluar në jetë. Kam patur edhe lidhje të tjera, por kjo vajzë më ka bërë për vete. Dua t’i tregoj të gjithëve për të, por më shumë prindërve të saj që të mund të dalim së bashku.

Ajo tha se ata nuk do pranojnë që të jemi së bashku, por mendoj se asgjë nuk mund të na ndalojë. E dashura ime i tregoi miqve që kreu marrëdhënie me mua dhe shumë shpejt filluam të shoqërohemi bashkë me miqtë e mi. Tani thonë se është shumë e vogël dhe unë jam pedofil. Qëllimet e mia janë të mira dhe nuk jam me të vetëm për seks.

Deidre: Nuk ka rëndësi si janë qëllimet e tua. Ti ke thyer ligjin duke kryer marrëdhënie me një vajzë nën moshë. Adoleshentet e reja nuk janë të maturuara që të dinë se si funksionon një lidhje. Ti mendon se je i dashuruar me të por është shumë shpejt. Ajo është 15 vjeçe dhe mund ti ndryshojnë mendimet për ty brenda pak muajsh.

Ki kujdes dhe mbaj përgjegjësi. Thuaji që do të takosh prindërit e saj që ti shpjegosh se nuk do abuzosh me besimin e saj. Kjo do të thotë se nuk do kryeni marrëdhënie deri sa të mbushë të paktën 16 vjece. Nëse mund të mbash këtë premtim, atëherë do ia dalësh.