Transmetuar më 22-10-2018, 20:21

Një ngjarje makabre është regjistruar në Zvicër, ku një 19-vjeçr shqiptar nga Maqedonia, i ka prerë kokën gjyshes së tij.

E moshuara 74-vjeçare u gjet e vrarë në mënyrë makabre, në një apartament në Frauenfeld të Zvicrës.

Mësohet se ky krim ka ndodhur më më 16 tetor të këtij viti dhe i dyshuar është nipi i saj, 19 vjeçar me nënshtetësi italiane, i cili ka rënë në pranga. 

"Personi i vrarë në Frauenfeld është gjyshja 74-vjeçare e Fatmir T.", ka konfirmuar policia në deklaratën e dhënë.

Policia u njohtua nga një fqinj, ndërsa siç shkruajnë mediat vendase, i riu kishte kohë me probleme psikike dhe me drogën. 

I dyshuari kryesor për vrasjen u prangos në kantonin e Cyrihut, në zonën Kloten të aeroportit.

Mbeten ende të paqarta rrethanat e krimit, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje të tmerrshme./a.k/noa.al/