Transmetuar më 22-10-2018, 20:38

Policia ka ndaluar dhe vënë në pranga një 32-vjeçar që akuzohet për kanosje me armë ndaj një të riu.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në datën 23 shtator, në vendin e quajtur “Shinat e Trenit” në Elbasan.

Burime zyrtare nga policia pohuan se Altin Sula, banues në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta ka kanosur dhe qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë shtetasin K.I., 26 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej”.

Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në kuadër të Forcës së Ligjit në teritor në Prefekturën Elbasan vijojnë kontrollet e befasishme në lokale dhe akse rrugore në të gjithë Qarkun e Elbasanit për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”. /k.k/noa.al/