Transmetuar më 22-10-2018, 20:48

Bie në pranga një person i shpallur në kërkim në Elbasan.

Mësohet se një 34-vjeçar ka rënë në pranga gjatë ditës së sotme pasi kanosi me armë zjarri një të ri, më 23 shtator në vendin e quajtur “Shinat e Trenit” në Elbasan.

Burime zyrtare nga policia pohuan se Altin Sula, banues në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta ka kanosur dhe qëlluar në ajër me armë zjarri pistoletë gjatë konfliktit me shtetasin K.I., 26 vjeç, banues në lagjen “Skëndërbej”.

Për personin në fjalë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municioneve luftarake “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Në kuadër të Forcës së Ligjit në teritor në Prefekturën Elbasan vijojnë kontrollet e befasishme në lokale dhe akse rrugore në të gjithë Qarkun e Elbasanit për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”./a.k/noa.al/