Transmetuar më 22-10-2018, 21:07

Shkumbin Ismaili, është një nga emrat më të pëlqyer në muzikën shqiptare.

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia, njeh fansa të shumë nga e gjithë shqiptaria.

Ai së fundmi është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e gëzueshëm për të ai e ka ndarë me fansat e tij në rrjetet sociale. 

Ai shkruan se bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë vogëlushin e quajtur, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Brend.

“Një tjetër dhuratë nga Zoti. Mirë se erdhe Brend”,- shkruan këngëtari nga Tetova.

Nga martesa me bashkëshorten Mirushe, Shkumbini ka edhe një djalë 3-vjeçar të quajtur Rigon.

Kënga më e fundit e Shkumbinit, është "Me ty dua të jem", publikuar 4 muaj më parë dhe që numëron rreth 9 milionë klikime./a.k/noa.al/