Transmetuar më 22-10-2018, 21:23

Një burrë ka pranuar vrasjen e një mamie pas një lidhje të gjatë dashurie midis tyre.

Trupi i Samantha Eastwood, 28 vjeç, u gjet në një varr të cekët në Caverswall, në muajin gusht, rreth tetë ditë pasi ajo u zhduk.

Michael Stirling, 32 vjeç u deklarua fajtor për vrasjen e saj kur u paraqit në gjykatën e Northampton. Ai u arrestua në paraburgim dhe do të dënohet në Gjykatën Stafford Croën më 3 dhjetor.

Michael tha se vrasja u shkaktuar pas një debati të gjatë që e zemëroi shumë. Sipas tij, debati shkoi në një nivel tjetër dhe i vuri duart në fyt duke i mbyllur gojën e hundën, gjë që solli vdekjen e menjëhershme të mamisë.

Samantha u pa për herë të fundit e veshur me uniformë duke u larguar nga puna në Spitalin Universitar Royal Stoke.

Trupi i saj u zbulua më 5 gusht, i mbështjellë me një mbulesë mbi sytë dhe gojën e saj. Policia e Staffordshire njoftoi se po kërkohen analiza të mëtejshme për të konfirmuar shkakun e vdekjes.