Transmetuar më 22-10-2018, 23:57

Ish- Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e ka konsideruar të gabuar aksionin e policisë, që u finalizua me 27 arrestime.

Sipas Manjanit këtë mund ta bëjë vetëm drejtësia komuniste e Fatmir Xhafës.

“Me standardin e përgjimeve, të gjithë rrinë në telefon me kriminelë. Taulanti i pari. Nga përgjimet nuk shkohet në arrestime. Përgjimi të jep indicjen për të kapur me presh në duar. Nuk ka gjykatë që të dënon pa prova këtë mund ta bëjë vetëm drejtësia komuniste e Fatmir Xhafës”, tha Manjani.

Ish-ministri i drejtësisë u shpreh se ai beson që situatën e drogës ta ketë marr përsipër policia gjermane dhe gjithashtu se tashmë Arbër Çekaj, i akuzuari për transportin e 600 kilogramë kokainë, të jetë zbërthyer nga policia gjermane.