Transmetuar më 23-10-2018, 07:29

Dy vite më parë ata u lidhën në martesë dhe tashmë duket se është koha perfekte për të zgjeruar familjen.

Mediat turke shkruajnë se moderatorja shqiptare, njëherësh ish-Missi Almeda Abazi, është shtatzënë.

Ajo dhe aktori turk Tolgahan Sayisman, do të bëhen prindër për herë të parë.

Gjithçka u zbulua pak javë më parë, gjatë një vizite rutinë që bëri bukuroshja shqiptare.

Ndërkohë që Almeda e ka pranuar për herë të parë këtë lajm.

Duke folur për ‘Who’ ajo ka thënë se, “Jam shumë e lumtur, Zoti do të na bekojë me një fëmijë”.. /a.y/noa.al