Transmetuar më 23-10-2018, 08:30

Emri i saj është Dominique, një artiste e veçantë, e cila po bën bujë në sajë të krijimeve të saj.

Gjatë pushimeve në Malajzi, vajzës franceze i erdhi një frymëzim i madh për projektin e saj.

Ajo u bashkua me një skuadër që merret me pastrimin e plazhit dhe duke qenë se në 30 minuta, kishin mbledhur shumë papastërti, mendoi që ti përdorë për të krijuar një breshkë të llojit hawksbill, e cila është në rrezik zhdukej, për të denoncuar dëmet që po shkakton ndotja planetare.

Fotografia e veprës së saj, mori pëlqim të gjerë në rrjetet sociale, kështu që vajza nisi të krijojë vepra të tjera çdo ditë, shkruan noa.al.

Kështu sa herë që dilte shëtitje në det, me papastërtitë që gjente, ajo krijonte vepra të ndryshme. /a.y/noa.al