Transmetuar më 23-10-2018, 09:04

Presidenti Ilir Meta dekoron koreografin e njohur shqiptar, Eno Peçi.

“Me mirënjohje të thellë i dorëzova titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’, solistit të Operas Shtetërore të Vjenës dhe koreografit tonë të mirënjohur Eno Peçi”, thotë Meta.

Ai shprehet se talenti i spikatur dhe përkushtimi i palodhur e kanë ngjitur atë në majat më të larta të skenës europiane dhe botërore, duke nderuar veten dhe vendin e tij.

Meta shprehu bindjen se Peçi do të vazhdojë të mahnisë dhe të befasojë me performancën e tij të shkëlqyer si balerin edhe në të ardhmen.

Në ceremoninë e dekorimit, që u zhvillua në Vjenë, ishin të pranishëm ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Austrisë e personalitete të artit. /a.y/noa.al