Transmetuar më 23-10-2018, 09:29

Një grua e cila do të lidhte kurorë me njeriun e zemrës, la një karrige bosh mes të ftuarve, për djalin e saj që kishte ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti rrugor.

40-vjeçarja nga Alaska, Becky Turney, e pati shumë të vështirë vdekjen e djalit të saj 19 vjeç, Triston, por përkundër fatit të keq, jeta vazhdonte.

Pas dy vitesh nga dhimbja e madhe, ajo vendosi që të martohej me partnerin e saj Kelly Turney. Por duke ndjerë mungesën e të birit, ajo la një karrige bosh për të, ku shkruante, “Në ditën e dasmës tënde do të jem në qiell, çfarë mund të bëj? Unë do të vij në tokë që ta kaloj këtë ditë të veçantë me ju, ndaj më ruani një vend, një karrige boshe. Ju nuk mund të më shihni, por unë do të jem aty! ”

Por në këtë ditë, Becky u përball me emocione të forta. Pak minuta para ceremonisë, partneri i saj i prezantoi një djalë 21-vjeçar me emrin Jacob Kilby, i cili kishte ardhur nga San Diego, vetëm për ta takuar.

Duke e ditur se çfarë do të thoshte ai emër, gruaja shpërtheu në lot. Kjo pasi djaloshi kishte marrë zemrën e Tristonit pas vdekjes së tij, pasi gruaja kishte vendosur ti dhuronte organet e të birit pas vdekjes së tij.

Një surprizë emocionuese, ku Becky pati mundësinë të dëgjojë zemrën e të birit të rrahë përsëri, duke e dëgjuar nëpërmjet një stetoskopi.

“Askush nuk kishte arritur të më befasonte në këtë mënyrë. Mbeta pa fjalë”, tha gruaja.

Nga ana e tij Jakob kishte lindur me një sëmundje në zemër dhe u ishte nënshtruar tre operacioneve, por zgjidhja finale për të u dha në vitin 205, kur dhe mori zemrën e Ttriston.  Sipas Becky, lidhja që krijohet midis familjeve të dhuruesit dhe marrësit zgjat përjetë. /a.y/noa.al