Transmetuar më 23-10-2018, 09:56

Një pako me eksploziv është zbuluar në banesën e miliarderit amerikan George Soros.

Policia e New York, mësohet se ka bërë një shpërthim të kontrolluar të një pakoje postare, në shtëpinë e Soros.

Mësohet se pakoja është gjetur nga një punonjës i Soros, i cili lajmëroi autoritetet.

Sakaq këta të fundit e morën pakon në një zonë pyjore pak më larg banesës, duke bërë shpërthimin e kontrolluar.

Fatmirësisht nga ngjarja e ndodhur pasditen e së hënës nuk pati persona të lënduar.

Ndërkohë që aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë lidhur me këtë rast.

George Soros është një biznesmen amerikan i rreshtuar politikisht dhe ekonomikisht me të majtën amerikane, duke financuar media propagandistike, organizata dhe kandidatë presidencialë si Hillary Clinton dhe Barack Obama.

Soros është një ndër njerëzit më të pasur të botës, me një pasuri që shkon mbi 8 bilionë dollarë. /a.y/noa.al