Transmetuar më 23-10-2018, 11:14

Tre vajza të mitura të cilat ndodheshin në një ekskursion me shkollën, vendosën të bënin një fotografi selfie, duke ngritur dorën në formë përshëndetjeje naziste, para kampit të përqendrimit të Auschwitz, në Poloni.

Fotografinë më tej e publikuan në Instagram, por vajza që e postoi e hoqi pak më vonë, pas kritikave të marra.

Por pavarësisht kësaj, autoritetet polake i kanë identifikuar tre vajzat, të cilat tashmë rrezikojnë deri në tre vite burg.

Ndërkohë drejtoria e shkollës, i dërgoi një letër ndjese Prokurorisë, duke tentuar të justifikojë vajzat, duke nënvizuar më tej se do punohet më shumë për sensibilizimin lidhur me fatin tragjik të viktimave të Auschwitz.

Në Poloni nuk ka ndonjë ligj specifik, kundër nazizmit apo fashizmit, mirëpo duke interpretuar normat ligjore, tre vajzat rrezikojnë deri në tre vite burg. /a.y/noa.al