Transmetuar më 23-10-2018, 12:11

Në ujin e kripur të gjetur në planetin Mars, ka oksigjen të mjaftueshëm për të jetuar. Është kjo ajo që shkruan California Institute of Technology (Caltech), SHBA, në një studim të publikuar në revistën shkencore ‘Nature Geoscience’.

Në këto përfundime ka dalë grupi i Vlada Stamenkovic, ku tregohet se oksigjeni i gjetur mund të mbajë jetën e mikroorganizmave dhe kafshëve shumë komplekse, mes tyre kërpudhat.

Deri më tani format e jetës që mund të mbanin oksigjen në Mars, dukeshin të pamundura, pasi atmosfera e planetit të kuq, ishte e varfër.

Studiuesit thonë se duke llogaritur sasinë e oksigjenit që është gjetur në ujin e kripur, pas presioneve dhe temperaturës në planetin Mars, flitet për përqendrim oksigjeni.

“Nuk e dimë nëse në Mars ka patur ndonjëherë jetë, por rezultatet tona provojë praninë e oksigjenit, gjë që mund të çojë në mbajtjen e jetës”, thuhet në përfundimet e studimit. /a.y/noa.al