Transmetuar më 23-10-2018, 12:34
Edi Rama, Endri Fuga

Përballja e disa gazetarëve mbrëmë me ish kryeministrin Sali Berisha, shihet nga Endri Fuga, Drejtor i Komunikimit të Kryeministrisë, si squllje e tyre para një ‘vjetërsire komuniste’.

Duke konstatuar këtë, z.Fuga thotë se më mirë gazetarët të jenë të pasjellshëm siç bëjnë shpesh me kryeministrin aktual, se të strukur e të squllur siç bëjnë me Berishën.

“Kur ju shoh se si squlleni për inerci përballë Saliut, jam shumë krenar që e nxorëm në pension këtë vjetërsirë komuniste! 100 herë më mirë mosmirësjellja juaj ndaj Kryeministrit të sotëm, sepse tregon se jeni krejt të lire edhe pse s’jeni hiç etike”, shkruan Fuga.

Reagimi i Fugës erdhi si kritikë lidhur me qëndrimin e gazetarëve përballë ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Ish-kryetari demokrat dhe dy herë President i Republikës, ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës, në emisionin ‘Open’ në Top Channel, ku foli mbi aktualitetin në vend. /a.y/noa.al