Transmetuar më 23-10-2018, 13:09

Kryeministri Edi Rama reagon pas miratimit në komisionin e Ekonomisë të projektligjit për mbylljen e lojërave të fatit.

“Faleminderit deputetëve të Komisionit të Ekonomisë e Financave, për mbështetjen me votën sot të projekt-ligjit për ndalimin e bixhozit! Tani në Komisionin e Ligjeve dhe të enjten të gjithë në Kuvend. Për nënat e gratë në radhë të parë. Dhe për një mesazh të qartë krimit të organizuar”, shkruan Rama.

“Pas datës 31 dhjetor asnjë subjekt nuk mund të vendos kazino apo lojëra fati”, tha gjatë mbledhjes së komisionit ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Sakaq Kryeministri ka deklaruar se lojërat e fatit dhe kazinotë do të lejohen vetëm në hotele dhe resorte me pesë yje. /a.y/noa.al

Lojërat e fatit, Braçe nxjerr projektligjin: Mbyllen të gjitha

Ahmetaj: S’ka kthim! PD: Mazhoranca, e fundit që mund të flasë me Bibël dhe Kuran për lojërat e fatit

Rama: Kazinotë vetëm në hotele dhe resorte me 5 yje, deputetët po sulmohen me mesazhe nga burgu