Transmetuar më 23-10-2018, 14:25

Me sa duket paratë nuk e blejnë dot dashurinë. Është kjo ajo që ka për protagonist një djalë të ri, i cili i dhuroi të dashurës së tij një makinë Lamborghini, ngjyrë portokalli.

E bëri në sy të të gjithëve dhe me tullumbace në formë zemre në makinë. Më pas u ul në gjunjë para saj, për ti bërë propozimin luksoz për martesë.

Gjithçka ishte përgatitur deri në detajet më të vogla, por pavarësisht kësaj, nuk shkoi siç duhet.

Sapo ai u ul në gjunjë para vajzës, e pa veten duke u goditur me shpulla.

Një refuzim të cilin djaloshi nuk donte ta pranonte, por që vajza u largua nga ai.

Skena që noa.al sjell në videon më poshtë po bën bujë në rrjetet sociale, dhe vjen nga provinca kineze e Hunan. /a.y/noa.al