Transmetuar më 23-10-2018, 14:41

U detyrua që të rrinte zhveshur në burg, ndërsa kishte përfunduar pas hekurave pasi kishte shtypur me makinë një djalë 15 vjeç.

Adoleshenti mbeti i gjakosur në tokë dhe pa ndjenja, ndërsa ajo u largua me shpejtësi, para se ta kapte policia.

I mituri e mori veten nga aksidenti, ndërsa ajo për shkak se ishte edhe në gjendje të dehur në muajin shkurt u dënua me 16 muaj burg.

Gjashtë muaj burg të kthyer në makth, për Katie Allan, e cila në 21 qershor vendosi ti japë fund jetës.

Nëna e saj hedh akuza ndaj burgut të Polmont, në Falkirkì, të Skocisë, duke thënë e se kishin detyruar të rrinte zhveshur dhe të ecte pa rroba para të burgosurave të tjera,

Prindërit kishin kërkuar që 21-vjeçarja të lihej e lirë pasi ishte penduar për krimin që kishte bërë, shkruan noa.al. Gjatë vizitave në burg, familja kishte konstatuar se Katie ishte në gjendje të rënduar stresi, kishte filluar të humbte flokët, si dhe keqtrajtohej nga të burgosurat e tjera.

“Tallej dhe keqtrajtohej nga të burgosurat e tjera për shkak të karakterit të saj të butë. E kemi denoncuar gjendjen e saj tek dy zyrtarë të burgut dhe tashmë kemi mësuar se do e transferonin në një burg për të rritur dhe ishte e terrorizuar”, thotë nëna e saj, Linda.

Ndërkohë shërbimi skocez i burgjeve, deklaroi se lidhur me rrethanat e vdekjes së 21-vjeçares hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al