Transmetuar më 23-10-2018, 15:26

Në familjen e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës sot ka festë! Vogëlushja e tyre Hera, mbush plot 5 vjeçe.

Krahas dhuratave mjaft të bukura, asgjë më shumë nuk merr vlerë në këtë ditë speciale se fjalët e zemrës dhe dedikimet e ndjera për fëmijën.

Kështu, në pesë vjetorin e ditëlindjes së Herës, Rezarta ka zgjedhur një kompozim fotosh dhe disa fjalë zemre.

"Nuk do të doja asgjë më shumë në 5-vjetorin tënd të lindjes. Faleminderit princeshë e vockël që zgjodhe të jemi prindërit e tu.

Do mundohemi me të gjitha forcat tona të të bëjmë më të lumturën në botë dhe të të mos zhgënjejmë asnjëherë. Të duam në infinit mami dhe babi”, ka cilësuar Rezi në postimin e saj të fundit në Instastory./b.l/noa.al/