Transmetuar më 23-10-2018, 15:42

Naseeba është një vajzë 12 vjeçare e cila jeton në një fshat në veri të Indisë me prindërit e saj. Ajo ka një keqformim të rrallë kongjenitale të quajtur Focomelia.

Naseeba, ashtu si të gjithë moshatarët e saj, ndjek klasën e shtatë, ndërsa përpiqet të bëjë gjithçka që bëjnë fëmijët e tjerë dhe mbi të gjitha përpiqet të jetë autonome.

Ajo pëlqen të këndojë, të bëjë punët e shtëpisë dhe të merret me sport, ajo e do futbollin dhe dëshiron të vazhdojë trajnimin për t’u përmirësuar.

Vajza 12 vjeçare tregon se kur ajo të rritet, dëshiron të bëhet mësuese, sepse ajo dëshiron t’i shtyjë fëmijët e tjerë që të besojnë në veten e tyre dhe të kapërcejnë të gjitha vështirësitë, ashtu si prindërit e saj dhe mësuesit e saj po bëjnë me të./b.l/noa.al/