Transmetuar më 23-10-2018, 16:25

Pas prezantimit të nismës “Fondi i Edukimit”, që sipas kryeministrit Edi Rama do të krijojë  të ardhura nga shpifësit, ka ardhur kontributi i parë.

Njoftimin e bën vetë kreu i qeverisë nëpërmjet një postimi në Twitter, ku shkruan se Fondi i Edukimit është inauguruar nga një shpifje e Partisë Demokratike për Erion Veliaj.

“Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për @erionveliaj. Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz.”, shkruan Rama.

Më tej me ironi, Rama thotë se me 12 paditë e para Antishpifje nga ana e tij opozita do lerë dhe çizmet gjyqeve.

“Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime. Në përpunim nja dy duzina të tjera?Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve”, shton Rama./b.l/noa.al/