Transmetuar më 23-10-2018, 16:57

Qumështi i gjirit është duke u përdorur për të luftuar kancerin pasi studiuesit zbuluan në mënyrë rastësore se ai përmban një substancë që vret qelizat e tumorit.

Sipas një shkrimi të publikuar nga Daily Mail, prova, që është bërë me pacientët që vuajnë nga kanceri i fshikëzës së urinës, ka dhënë tashmë rezultate pozitive dhe studiuesit besojnë se ky përbërës i qumshtit të gjirit, i quajtur Hamlet, do të ndihmojë në trajtimin e kancerit të zorrës dhe qafës së mitrës.

Catharina Svanborg, profesoreshë në Universitetin e Lund në Suedi, bëri zbulimin rastësor. “Ne ishim në kërkim të agjentëve të rinj antimikrobial dhe qumështi i gjirit është një ilaç i mirë për ti luftuar.

Gjatë eksperimentit kishim nevojë për qeliza dhe baktere njerëzore dhe zgjodhëm qelizat tumoriale të njeriut për arsye praktike. Për habinë tonë, kur shtuam këtë përbërës të qumshtit qelizat e tumorit vdiqën”, ka thënë Svanborg,

Ajo gjithashtu është shprehur se qumështi i gjirit nuk ka asnjë nga efektet negative të kimioterapisë pasi nuk i dëmton qelizat e shëndetshme, ka raportuar Daily Mail. “Ka diçka magjike në aftësinë e ‘Hamlet’ për të targetuar qelizat kancerogjene dhe për ti vrarë ata”./b.l/noa.al/