Transmetuar më 23-10-2018, 17:24

Gjashtë persona të arrestuar dhe 80 kilogram drogë e sekuestruar, e llojit kanabis sativa,  është ky bilanci i një operacioni antidrogë.

Aksioni është finalizuar nga Policia e Shkodrës në sajë të operacionit të koduar “Tamara”.

Të arrestuarit janë:

1-Gjeto Pepaj, 44 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe  "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

2- Pëllumb Murçaj, 42 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal

3-  Lazer Murçaj, 31 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe,  i arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe  "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal

4-Ndue Nilaj, 52 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë  për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe  "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25, të Kodit Penal.

5- Kristian Bujaj,  18 vjeç,  banues në fshatin Dobri, Selcë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe  "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

6- Lavdrim Nikaj, 34 vjeç, banues në lagjen ‘Guerrile’ Shkodër, i arrestuar në flagrancë për veprat penale "Trafikim i lëndëve narkotike " dhe  " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

Policia thotë ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në qytetet Shkodër, Malësi e Madhe,  Mali i Zi, ku në fshatin Tamarë në vendin e quajtur "Prroi i Pojata" po kryenin transportimin e  lëndës narkotike.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 80 kg lëndë  e dyshuar cannabis sativa.

Në këtë grup kriminal të gjithë personat kanë patur rolin e tyre. Në një kohë të shkurtër, të arrestuarit kanë arritur të sigurojnë  lëndën narkotike me qëllim shitjen dhe trafikimin e saj.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan po ashtu 2 automjete, një sasi parash dhe 6 telefona celularë. /k.k/noa.al/