Transmetuar më 23-10-2018, 17:27

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot lidhur me vendimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës e cila dënoi për shpifje këshilltarin e PD në Bashki, Akil Kraja.

Përmes një postimi në “Twitter” Basha sulmoi Ramën, ndërsa tha se askush nuk do t’ja mbyllë gojën opozitës.

“As Edi Rama as kamikazja e tij e korruptuar Regleta Panajoti që dënon për shpifje opozitarin Akil Kraja sepse denoncoi rritjen e çmimit të ujit nga vrasësi i Ardit Gjoklajt, nuk do na e mbyllin dot gojën. Fundi i tyre është i afërt dhe i ngjashëm me atë të diktaturës”, tha Basha.

Sipas verdiktit të gjykatës, Kraja, i cili ka akuzuar Veliajn për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë dhe negociatave jo transparente për privatizimin e UKT-së, detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës./b.l/noa.al/