Transmetuar më 23-10-2018, 17:41

Një grup grabitësish, pjesa më e madhe shqiptarë, janë arrestuar nga karabinierët në Busto Arsizio, në provincën e Vareses, në Itali.

Ata akuzohen se janë autorë të disa grabitjeve në rajonin mes Milanos dhe Vareses.

Mediat italiane bëjnë të ditur se me paratë e përfituara kryenin blerjen e lëndëve narkotike për ta rihedhur më pas në treg.

“La Republica” shkruan se hetimet ndaj grupit kanë nisur në fillim të vitit 2016, pas një vjedhje të kryer në një kompani në Milano.

Nga operacioni i koduar "Lecke" sipas mediave lokale italiane, është zbuluar se një pjesë e grupit zhvillonte biznes me anëtarë të krimit të organizuar shqiptar në Itali.

Të arrestuarit janë transferuar në burgje të ndryshme në rajon. /k.k/noa.al/