Transmetuar më 23-10-2018, 18:14
Foto ilustruese

Një burrë nga Turqia përfundoi në burg pasi telefonoi policinë plot 45 mijë herë.

Ai akuzohet për shpërdorim të loinjë së emergjencës dhe do të duhet që të viajë dënimin.

I identifikuar i Seref Can, 55-vjeçari përballet me akuzën e "parandalimit të një zyrtari publik nga kryerja e detyrës së tij".

Në total, ai arriti të telefononte numrin e policisë 155 në Truqi 45 mijë e 210 herë në një vit, duke shkaktuar stres të madh tek shërbimi i urgjencës.

Arsyeja e sjelljes së tij është mjaft e trishtë, pasi ndodhej në depresion dhe thjesht donte të fliste me dikë.

"Jam divorcuar me gruan time dy vite më parë. Kam pirë vazhdimisht. Isha në depresion dhe nuk kisha asnjë për të folur ndaj telefonova në linjën e urgjencës së policisë", i tha ai policisë.

Por policia nuk është impresionuar nga fjalët e tij ndaj e vendosën përballë akuzës penale dhe mund të përballet me të paktën 5 vite burg. /k.k/noa.al/