Transmetuar më 23-10-2018, 19:29

Nga Kastriot Dervishi

Më 23 korrik 1945, 8 të dënuar me vdekje guxuan dhe shpërthyen burgun e Peshkopisë. Ata ishin në pritje të urdhrit të Enver Hoxhës për faljen ose mosfaljen e jetës. Gjatë përpjekjes për të dalë nga burgu u vranë në vend:

-Dine Dalip Dema nga Homeshi (vitlindja 1870)

-Xhevahir Emin Dalipi nga Trebishti (1923)

-Taf Ramiz Tafaj nga Burgajeti (1915)

-Riza Ismail Sopoti nga Brezhdani (1887), (u plagos rëndë e vdiq në datën 26 korrik)

Në orën e më vona të së njëjtës ditë, u vranë edhe të burgosurit e tjerë që ishin:

-Halit Vesel Prifti nga Sina (1915)

-Sali Isuf Dervishi nga Lugjaj i Dardhës (1923)

-Selman Kros Gjokola nga Homeshi (1919)

-Rizvan Selim Murrja nga Selamja (1895)

Interesante në këtë histori qëndrese është fakti se urdhri i Enver Hoxhës erdhi 3 ditë pasi këta martirë kishin vdekur. Edhe të vdekur nuk i fali Hoxha. Burgu nr.1 i Peshkopisë funksionoi në vitet 1944-1950. /55News