Transmetuar më 23-10-2018, 21:26

Vesa Luma është një nga këngëtaret më të njohura në tregun muzikor shqiptar.

E tërhequr disi nga projektet muzikore, duke qenë edhe nënë, ajo po bën një jetë familjare.

Ajo së fundmi është rikthyer në vendlindjen e saj bashkë me familjen.

Duke qenë aktive në rrjete sociale, Vesa publikon imazhe dhe video të ndryshme, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.

Në videon e fundit të ndarë me ndjekësit, Luma shihet teksa është duke bërë disa ndërhyrje në fytyrën e saj.

“Jam shumë e gëzuar të bëj këtë… shumë profesionale”, është përshkrimi që i ka vënë si mbishkrim fotove./a.k/noa.al/