Transmetuar më 23-10-2018, 23:00

Skuadra e Juventusit ka arritur të dalë fituese në transfertën përballë Manchester United duke fituar me rezultatin 1-0.

Goli për bardhezinjtë në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve, u shënua nga Paulo Dybala në minutën e 17′, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar. 

Një natë e veçantë ishte kjo për Cristiano Ronaldon, i cili u rikthye përsëri të luajë në "Old Trafford", por këtë herë si kundërshtar.

Me këtë fitore Juventus ka treguar se është kundërshtar i fortë për këdo në këtë sezon të evenimentit të madh europian.

Nga ana tjetër Real Madridi arriti të fitojë përballë çekëve të Viktoria Plzen me rezultatin e ngushtë 2-1.

Roma gjithashtu triumfoi përballë rusëve të CSKA, duke fituar thellë me rezultatin 3-0.

Gjithashtu Manchester City fitoi me të njëjtin rezultat përballë ukrainasve të Shakjtor Donjetsk në transfertë.

Fitore mori edhe Ajax përballë Benficës me rezultatin minimal 1-0.

Hoffenheim dhe Lyon ndanë nga një pikë në barazimin me shumë gola, 3-3./a.k/noa.al/