Transmetuar më 25-10-2018, 14:05

Tiranë, NOA.al- Vijon dominimi i kthjellime dhe vranësirave të lehta në Veri dhe zonat Qendrore.

Por vranësira më të shpeshta do të ketë ekstremi Jugor i vendit.

Pasditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Veri dhe zonat Lindore ndërsa në Jug dhe Qendër mbeten dominante kthjellimet.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten sërish gjatë mëngjesit dhe mesditës, kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore duke shënuar maksimalisht 27°C.

Era do të fryjë kryesisht e lehtë, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor ndërsa në det gjenerohet dallgëzimi i ulët. /a.y/noa.al