Ajsbergu absurd i parë nga NASA: Blloku i akullit trup gjeometrik i përsosur
Transmetuar më 25-10-2018, 17:29

Një ekip shkencëtarësh nga NASA nga projekti IceBridge fotografuan një bllok të çuditshëm akulli.

Një figurë e përsosur gjeometrike është parë në Antarktidë, e cila vlerësohet të ketë një sipërfaqe prej rreth dy kilometrash katrorë.

Sipas shkencëtarit të Universitetit të Maryland, Kelly Brunt, blloku i akullit lind nga skajet e platformave të ngrira, duke krahasuar fenomenin si thonjtë që rriten shumë dhe që thyen në një pikë të caktuar.

Normalisht ajsbergët tabulare kanë kënde të mprehta dhe vija të drejta, por një saktësi në prerjen si ajo e parë së fundmi është me të vërtetë e veçantë./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...