Transmetuar më 26-10-2018, 14:03

Tiranë, NOA.al- Orët e paradites, do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat në mesditë fuqizohen duke sjellë shira të përkohshëm në veri dhe zonat veriperëndimore.

Pjesa e dytë e ditës, vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në Qender dhe zonat Jugore.

Me vranësira dhe shira te përkohshëm mbeten Veriu dhe zonat Veriperëndimore.

Temperaturat e ajrit rriten sërish gjatë mëngjesit por një tjetër rritje me 1-2°C pritet në orët mesditës duke ngjitur maksimumin në 27°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e forte në det, duke arritur shpejtësinë maksimale 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në det gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë. /a.y/noa.al