Transmetuar më 28-10-2018, 13:12

Mjekët nuk rreshtin kurrë së përsërituri rëndësinë e një regjimi të duhur ushqimor, për parandalimin e tumoreve, përfshirë dhe atë të gjirit. Ky i fundit është edhe ndër më të përhapurit dhe shkaktohet nga një mutacion i ADN-së së qelizave, të cilat përfshijnë edhe ato ngjitur, duke u kthyer në kancerogjene.

Por a e dini se janë pesë super ushqime, të cilat i ndihmojnë femrat të parandalojnë këto lloj formimesh?

Bishtajat– Disa studime kanë provuar se femrat që konsumojnë rregullisht fasule, thjerrëza dhe bishtaja të tjera, janë më pak të ekspozuara nga rreziku i kancerit të gjirit. Kjo pasi bishtajat janë një burim natyral antioksidantësh dhe substancash fitokimike, të cilat janë shumë të mira për parandalimin e kancerit. Ndër të tjera përmbajnë edhe shumë fibra dhe proteina vegjetale, kalcium, hekur dhe vitamina, të domosdoshme për shëndetin e trupit tonë.

Shega- Shega është një substancë e cila është në gjendje që luftojë aromatazën, enzimë përgjegjëse për prodhimin e estrogjenëve, të cilat janë edhe shkaktarët kryesorë për rritjen e tumoreve në gji. Kështu konsumi i rregullt i shegës, rezulton të jetë një ‘armë’ shumë e mirë për parandalimin e kancerit të gjirit.

Peshku– Omega-3 është një acid yndyror i cili është në gjendje që të parandalojë formimin e tumoreve. Peshku blu është shumë i pasur me to dhe konsumi i tij i rregullt parandalon kancerin e gjirit. Gjithashtu edhe gjithë ushqimet e tjera që përmbajnë omega-3 ju vijnë shumë në ndihmë.

Boronicat- Në sajë të substancave fitokimike që përmbajnë, luajnë rol të rëndësishëm për të reduktuar rrezikun e kancerit të gjorit dhe për të ngadalësuar përhapjen e radikaleve të lira. Konsumi i tyre i rregullt, ka një mijë dobi.

Kanella- Është një erëz shumë e mirë për të luftuar dhe parandaluar kancerin e gjirit. Mes gjithë erëzave, kanella është më e mira, shkruan noa.al. Kjo pasi është në gjendje që të frenojë rritjen e tumorit. Kështu që përdoreni sa më shpesh në ëmbëlsira, në çaj apo në qumësht. /a.y/noa.al