Transmetuar më 30-10-2018, 10:26
Andreas Loverdos

Nuk kanë fund reagimet nga Greqia, pas vrasjes së minoritarit Kostandinos Kacifas, në Bularat të Gjirokastrës, pasi hapi zjarr ndaj policisë.

Kreu i grupit parlamentar të koalicionit Demokratik të Partive të Majta, Andreas

Loverdos thotë se çështja do të shkojë deri në Bruksel.

Ai i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama që të tregojë gjakftohtësi.

“Duhet të tregojmë seriozitet dhe kujdes të jashtëzakonshëm për çështjen. Të ndjekim rrugën diplomatike, edhe përmes Brukselit. Duhet të sigurohemi se nuk do ketë pasoja tek njerëzit, tek minoritarët çdo deklaratë apo qëndrim”, deklaroi Loverdos.

Kostandinos Kacifas mbeti i vrarë pasditen e kësaj të diele gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, teksa ishte i rrethuar.

Gjithçka pasi më herët 35-vjeçari kishte qëlluar në ajër në fshat dhe më tej kur policia ishte vënë në ndjekje, kishte shkrepur armën dhe ndaj uniformave blu.

Kacifas prej pak ditësh ishte kthyer në Gjirokastër pasi jetonte në Athinë. Ai ishte i divorcuar dhe kishte një vajzë 13 vjeçe.

Po ashtu bëhet me dije se në vitin 2009 ai ishte arrestuar nga policia greke në periferi të Athinës, për trafik droge. /a.y/noa.al