Transmetuar më 30-10-2018, 13:43

Ministri alternat i punëve të Jashtme në Greqi, Jorgos Katrougalos, komenton vrasjen në Bularat të Gjirokastrës, të minoritarit Kostandinos Kacifas.

Ai kërkon që të mos bëhen deklarata të nxituara, në mënyrë që të mos përkeqësohen marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sipas tij, ministria e Jashtme që nga momenti i parë bëri deklaratën, e vendosi çështjen në dimensionet e vërteta.

“Për ne, ministrinë e Jashtme, për shoqërinë greke, prioritet ka zbardhja e rrethanave natyrale në të cilat ndodhi ngjarja tragjike, mbrojtja e të drejtave të minoritetit në vendin fqinj dhe sigurisht, të mos përkeqësohen marrëdhëniet e të dy vendeve. Mirëpo kjo e fundit, nuk duhet të bëhet në dëm të dy të parave. Thjesht, me shmangien e shprehjeve retorike që mund t’i përkeqësojnë këto marrëdhënie dhe natyrisht, gjithmonë me parimin e reciprocitetit”, deklaroi Katrougalos, duke shtuar se kjo vlen për zyrtarët e të dy vendeve.

Ai shton se do të duhet të shmangen në përgjithësi deklaratat e parakohshme, sepse nuk mund të kërkohet zbardhja e ngjarjeve dhe nga ana tjetër të nxitohet në nxjerrjen e konkluzioneve.

Ministri tha se ka bashkëpunim mes të dy palëve, dhe se do bëhet e pamundura që të dalë e vërteta.

Kostandinos Kacifas mbeti i vrarë pasditen e kësaj të diele gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë në Bularat të Gjirokastrës, teksa ishte i rrethuar.

Gjithçka pasi më herët 35-vjeçari kishte qëlluar në ajër në fshat dhe më tej kur policia ishte vënë në ndjekje, kishte shkrepur armën dhe ndaj uniformave blu.

Kacifas prej pak ditësh ishte kthyer në Gjirokastër pasi jetonte në Athinë. Ai ishte i divorcuar dhe kishte një vajzë 13 vjeçe.

Po ashtu bëhet me dije se në vitin 2009 ai ishte arrestuar nga policia greke në periferi të Athinës, për trafik droge. /a.y/noa.al

“Bularati”, Berisha: Athina e Tirana mos ta përdorin për qëllime politike. Rama: Deklarata pisllëk

Rama, mesazh grekëve për vrasjen në Bularat: Falë Zotit, asnjë jetë e pafajshme nuk humbi