Transmetuar më 31-10-2018, 18:58

7 përqind është niveli i pagave që do të rriten në sektorë si shëndetësia, arsimi etj, për vitin e ardhshëm.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, duke prezantuar buxhetin e vitit 2019, tha se parashikohet po ashtu edhe nxitje e punësimit në disa sektorë.

“Rritja e pagave në shëndetësi do të jetë me 7 për qind, dhe në arsim po me 7 për qind.

Investimet publike janë parashikuar në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, apo 88.8 miliardë lekë. Subvencioni nuk do të jetë më pasiv”, tha ministri.

Ndërkohë, opozita mungon në diskutimet për buzhetin e vitit të ardhshëm. /k.k/noa.al/