Transmetuar më 02-11-2018, 15:31

Rrathët e zinj poshtë syve krijojnë një gjendje të bezdisshme, ndikojnë në pamjen e jashtme, por edhe në gjendjen psikologjike, kryesisht të femrave. Shkaqet e krijimit të tyre janë të ndryshme, duke filluar që nga gjenetika, mosha, gjumi i keq, lodhja etj.

Megjithatë, nese i trajton me disa maska të thjeshta, rezultati do të jetë shumë i mirë. Meqë jemi në sezonin e vjeshtës dhe të shegëve, ketu keni disa maska për trajtimin e rrathëve me shegë dhe kamomil.

Maska me shegë

Maska me shegë ndihmon në riaktivizimin e qarkullimit të gjakut, eliminon shenjat e lodhjes, qeset dhe rrathët e zinj që mund të krijohen poshtë syve. Përdorimi i kësaj maske të bën të freskët dhe më rinore.

Përbërësit: 20-30 kokrra shegë,1 lugë gjelle kos, 2 lugë ҫaji mjaltë,1 lugë vaj ulliri

Në një enë të vogël hidh mjaltin dhe përzieje me kos. Më pas, shto kokrrat e shtypura të shegës. Me përfitimin e një mase homogjene, aplikoje në fytyrë duke e përhapur lehtë poshtë syve dhe në fytyrë. Mbaje për gati 20 minuta dhe pastaj shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë.

Maska me kamomil

Bustinat e kamomilit janë një mënyrë e mirë dhe shumë efektive për zhdukjen e rrathëve të syve.

Përdorimi: Lag dy bustina kamomili dhe vendosi në frigorifer për 20 minuta, përpara se t’i vendosësh në sy. Në pak minuta ke për të vënë re që rrathët e zinj dhe fryrja e tyre do të zhduket./b.l/noa.al/