Transmetuar më 03-11-2018, 15:00

Tiranë, NOA.al- Kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë.

Më të dendura vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Kjo situate e motit do të mbetet prezent gjatë natës dhe deri mëngjesin pas-ardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy ekstremet ditore duke luhatur vlerat termike nga 11 në 27°C.

Era do fryjë e lehte dhe mesatare, me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzim do të ngjitet deri në 3 ballë. /a.y/noa.al