Transmetuar më 07-11-2018, 11:27

Mund t’iu ketë ndodhur një pjese të mirë të tifozëve, që së paku një herë të kenë shkuar në banjat e stadiumit, me rrezikun se mos humbnin ndonjë gol apo ndonjë moment vendimtar të lojës.

Por në Spanjë, tashmë kanë gjetur një zgjidhje të paparë, duke instaluar tableta në tualete, në mënyrë që tifozët të shohin çdo moment të ndeshjes.

Ideja e cila ka lindur në Zvicër, është vënë në zbatim në stadiumin e “Leganes” dhe tashmë edhe Real Madrid dhe Betis Siviglia, janë të interesuar.

Gjetja mund të rikthejë buzëqeshjen, por pas kësaj risie është një studio marketingu, ku janë përfshirë sponsor dhe investitorë.

Një risi e cila në fazë eksperimentimi, duket të ketë rezultuar e suksesshme, aq sa edhe stadiumi “Santiago Bernabeu”, pas punimeve për rikonstruksion, do i vendosë tablete të tilla.

Bëhet fjalë për një projekt prej 600 milionë euro, i cili pritet të mbulohet nga sponsorat. /a.y/noa.al