Transmetuar më 07-11-2018, 22:32

Lajm i trishtë për sportin e Volejbollit dhe për qytetin e Shkodrës.

Mbrëmjen e sotme është ndarë nga jeta një nga emrat e shquar të volejbollit shkodran dhe atij shqiptar, Viktor Jubani.

Ai ka qenë pjesë e një plejade të mirënjohur të këtij sporti në vitet ’60-’70.

Jubani, ka dhënë një kontribut të madh në sukseset e këtij sporti, krahas emrave të tjerë të njohur të ekipit të Vllaznisë.

Viktor Jubani u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare./a.k/noa.al/