Transmetuar më 08-11-2018, 15:13

Kajan është gëzimi i parë i mami Ajolës dhe babi Erionit dhe si i tillë e gjithë vëmendja është e përqënduar tek ai.

Ndërsa kemi parë se pritjes së ëmbël i kushtuan një set fotografik dhe momentit të lindjes gjithashtu, tashmë duam të dimë më tepër për vogëlushin.

Sot ai mbush një muaj dhe torta që i kanë përgatitur është e denjë për 1-mujorin e tij dhe po aq e ëmbël sa vetë vogëlushi.

Një tortë e madhe, e bardhë e zbukuruar me ëngjëj prej kremi sheqeri ishte zgjedhja e mami Ajolës dhe babi Erionit për të festuar në mënyrë speciale këtë ditë po kaq speciale për ta siç është 1 mujori i jetës së të voglit Kajan!/b.l/noa.al/