Transmetuar më 08-11-2018, 18:21

Messenger në Facebook së shpejti do t’ju lejojë të fshini mesazhet e dërguara deri në 10 minuta pas dërgimit të tyre.

Për këtë, do të shtohet opsioni “unsend”, që iu mundëson të fshini gabimet në bisedën e Messenger.

Ky opsion është testuar muajin e kaluar ndërsa do të jetë aktiv në versionin e ri të Messenger.

Nuk dihet ende nëse ky opsion do të vlejë edhe për WhatsApp.

Për këtë të fundit, mesazhet mund të fshihen ende pa u lexuar nga personi që ja keni dërguar. /k.k/nos.al/