Transmetuar më 08-11-2018, 20:54

Sot ka qarkulluar një lajm i pazakontë rreth spektaklit që drejton shefi i kuzhinës, Renato Mekolli.

Thuhej se një prej konkurrentëve pjesëmarrës në “Hell’s Kitchen” ishte gati të priste damarët për shkak të presionit që ka përjetuar.

Renato ka vendosur t’i japë fund këtyre spekulimeve duke zbuluar të vërtetën nëse spektakli do vazhdojë të transmetohet.

“Në fakt, e vërteta nuk është kështu. Me lajmin që ka qarkulluar sot është ekzagjëruar shumë. Në lidhje me programin, asgjë nuk do të ndryshojë.

‘Hell’s Kitchen’ do të vazhdojë me transmetimin e tij ashtu siç ka nisur dhe siç ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë këtyre javëve”, tha ai pasi u kontakua nga ‘Revista Class’.