Transmetuar më 09-11-2018, 11:29

Për shfaqjen e saj në emisionin Tonight Show të Jimmy Fallon, modelja e njohur Gigi Hadid, u paraqit me çantën e saj të preferuar.

Një arush i mbuluar me kristale të Judith Leiber, me një vlerë prej 5 mijë euro.

Por pse e bëri këtë zgjedhje? Sepse e dinte që moderatori do shkonte rreth kësaj teme, lidhur me çantat.

Jimmy Fallon u argëtua duke u tallur me modelen për pasionin e saj për çantat.

Kështu ajo mori arushin e çmuar dhe nxori prej andej një çantë të vogël, por që në të vërtetë doli që ishte një pasqyrë.

Si një nga modelet më të paguara, për këtë intervistë Gigi kishte zgjedhur një kostum të bardhë, të shoqëruar me aksesorë të shtrenjtë.

E gjithë veshja e modeles, kapte një vlerë për rreth 40 mijë euro. /a.y/noa.al